Çka është arsimimi i integruar?

Arsimimi të integruar është model i ri i arsimit i cili mundëson integrim të suksesshëm të nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve të bashkësive të ndryshme etnike nëpërmjet të një procesi bashkëkohor edukativo arsimor.

Arsimimi i integruar është model bashkëkohor i arsimit i cili i kultivon, inkurajon dhe integron në vete vlerat multietnike, dygjuhësinë dhe njëkohësisht e promovon dhe mbështet bashkëpunimin në mes të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve i cili është i themeluar mbi respektimin e dallimeve, duke ndërtuar me këtë rast një bashkësi kohezive multietnike.

Arsimimi i integruar në Maqedoni

Koncepti për arsimim të integruar në Maqedoni u prezantua nga Qendra për Dialog Nansen Shkup, i cili e zhvilloi modelin Nansen për arsimim të integruar duke përdorur ekspertizën dhe përvojën ndërkombëtare dhe duke prezantuar një model për arsim të integruar që është përshtatur me kontekstin lokal dhe që përfshin të gjitha shtresat e shoqërisë.

Arsimimi i integruar në Maqedoni doli si rezultat i programit për pajtim të cilin QDN Shkup e implementoi nga viti 2005-2008 në një komunë të prekur nga konflikti i armatosur në vitin 2001 dhe si rezultat i konfliktit erdhi deri te ndarja e shkollës më të madhe multietnike në të cilën mësonin nxënës Maqedonas dhe Shqiptarë. Në vitin 2008, në të njëjtën komunë u bë hapja e shkollës së parë fillore të integruar, dy vite më pas u krijuan kushte dhe u bë hapja e shkollës së parë të mesme të integruar në Maqedoni.

Programet e arsimit të integruar që zbatohen në këto dy shkolla, të cilat i përfshijnë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit dhanë rezultate të jashtëzakonshme në procesin e integrimit dhe pajtimit në komunë. Modeli Nansen për arsimim të integruar u pranua shumë shpejtë edhe nga komunat tjera dhe shkollat multietnike.

Nevoja për arsimim të integruar në Maqedoni dhe rajon është në rritje për shkak të tendencës së ndarjes së shkollave multietnike mbi baza etnike.

Ndarja e shkollave zvogëlon mundësitë e bashkëpunimit, miqësisë, komunikimit në mes të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve, dhe në të njëjtën kohë rrit mundësinë e rritjes së stereotipave, paragjykimeve, frikës nga e panjohura, jotolerancës dhe dhunës. Ndarja e shkollave shpesh është shkaku i ndarjes së shoqërisë dhe paraqitja e getoizimit.

Besojmë që nëpërmjet mbështetjes të modelit Nansen për arsimim të integruar do të kontribuojmë në ruajtjen e statusit të shkollave multietnike në Maqedoni dhe rajon dhe nga shkolla multietnike të transformohen në shkolla të integruara.
Duke rritur numrin e shkollave të integruara në Maqedoni dhe rajon mund të presim perspektivë dhe zhvillim të bazuar në vlerat demokratike Evropiane.